Raportohet se dje një Podujevë disa persona kanë hedhur një granatë dore para një shtëpie, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Ankuesi, shqiptar, ka njoftuar se persona të pa njohur i kanë hedhur para derës së hyrjes së shtëpisë së tij një granat dore M-75, e cila nuk është aktivizuar”, thuhet në komunikatë.
Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për deminim, në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar.