Personat që akuzohen për uzurpim të pronës publike në Tetovë, nuk e respektuan afatin për ta liruar hapësirën

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Edhe pse sot ishte dita e fundit kur ky vend do duhej të ishte i liruar, dy personat të cilët sipas Komunës së Tetovës kanë uzurpuar pronën publike, nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Shefi i Inspektoratit komunal Armend Salihi, tha se për situatën e krijuar ka njoftuar organet e policisë dhe gjykatën dhe bëri thirrje që të veprojnë më tutje.

“Me sa e shohim këtu kemi hasur dhe konstatuar se dyert janë të mbyllura andaj ftojmë organet e rendit që të vazhdojnë procedurat e mëtejme bashkë me gjykatën për të vazhduar me veprimin këtu në bazë të Ligjit”, tha Armend Salihi, Shef i inspektoratit komunal.

Në vendngjarje për të konstatuar gjendjen reale të vendit dolën edhe ekipet e Gjykatës së Tetovës dhe dhe zyra e Avokatit të Shtetit.

“Vijon procesi gjyqësor, do e shohim se si do të shkojë më tutje. Kur të përfundojë rasti do keni prononcim, ose drejtohuni në zyrtarisht”, u shpreh Dragisha Jovanovski, Avokat i shtetit.

“Ne kur pamë se objekti po shfrytëzohet pra është uzurpuar nga persona të tretë vepruam menjëherë sipas përgjegjësisë që kemi si komunë, tash e tutje presim që të sjell vendim gjykata. Kërkuam dokumente, marrëveshje për shfrytëzim diçka por nuk kishin asgjë ose nuk na u dha asgjë”, theksoi Sonja Toiq, Sektori Juridik i komunës së Tetovës.

Edhe pse sot duhej t’i vendoseshin shiritat për mbyllje të objektit, i cili sipas autoriteteve lokale po shfrytëzohet pa të drejtë, megjithatë, as inspektorati komunal e as organet gjyqësore nuk e bënë një gjë të tillë, por rastin e kanë deleguar në gjykatë ku edhe pritet të merr epilog.

Ndryshe, dy persona, njëri nga Tetova dhe tjetri nga Shkupi, me pretendim se mirëmbajnë vendin për më shumë se dy dekada, në bazë të ligjit, kanë bërë tashmë kërkesë në gjykatë për të fituar të drejtën e pronësisë të parcelës rreth 3600 metër katror, gjë kjo që u ankimua nga komuna e Tetovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme