Personi që sulmoi kryetarin e Vushtrrisë ishte i dënuar për dy vrasje

Personi që ka kërcënuar me armë sot, e hënë, kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulakun, ka qenë i akuzuar dhe dënuar më parë edhe për dy vrasje, njofton Klan Kosova.

Kërcënuesi, që në Vushtrri njihet me nofkën “Isa”, ishte burgosur në vitet 1999/02 dhe ka mbajtur burgim deri para tri-katër vjetësh.

Se sulmuesi ishte dënuar për dy vrasje ka qenë në dijeni edhe vet kryetari Mulaku, i cili dha këtë informacion për Klan Kosovën.

Informacionin për ty vrasje të mëhershme të të ashtunjohurit “Isa”, e ka konfirmuar për Klanin edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“I njëjti ka vrarë dy persona gjatë vitit 1999/02 dhe sipas informative të cilat i posedoj unë, deri para tri-katër vjetësh ai ka qenë në burg. I njëjti më pas është liruar nga gjykata”, ka pohuar Zahiti.

Mulaku është kërcënuar nga agresori në zyrën e tij në gjendje të dehur dhe mbante një armë.

“Fillimisht ai ka kërkuar nga sigurimi që të hyjë tek unë, por nuk është lejuar”, ka shpjeguar ngjarjen Mulaku për Klan Kosovën.

‘’Kur dëgjova zhurmën, dola ndonëse isha duke punuar. Pranova që ai të futej në zyrën time, e pash që ka një revole. Personi i dehur tentoi të shtinte me revole, por është parandaluar dhe me shumë qetësi e kemi afruar dhe kemi biseduar me të për arsyen që ka ardhur aty”.

Mulaku, që nuk ka pësuar lëndime dhe është mirë me shëndet, sqaroi edhe se çfarë i kërkoi sulmuesi.

“Ai ka thënë; ‘pse nuk më ke fut në punë, unë kam nevojë për punë’. Personi i dehur është veteran i luftës e vazhdimisht ka pohuar se ka trauma nga lufta e fundit në Kosovë’’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme