Përurim librash apo partiakësh?

Autor: Iljasa Salihu

Në një tubim partiak nuk është e hijshme që në rreshtat e parë të ulën dhe të përshëndeten intelektualët e pavarur prej partive, ngaqë është tubim partiak dhe ata që duhet të ulen në rreshtat e parë dhe të përshëndeten si të veçantë janë politikanët. Përndryshe është padrejtësi dhe nënçmim për partiakët, të cilët synojnë marrjen e pushtetit.

Megjithatë, kështu nuk po ndodh përgjatë përurimit të librave. Në vend që intelektualët e pavarur prej partive të ulen në rreshtat e para dhe të përshëndeten konkretisht e veçanërisht, ata duhet të ulen në rreshtat e fundit dhe zakonisht përshëndeten me emërtimin “të tjerë”, kurse politikanët i ulin në rreshtat e para dhe i përshëndesin me emra dhe mbiemra të përveçëm, njëherësh duke ia theksuar pozitat politike, mbase aty-këtu ua japin edhe fjalën.

Kjo është e tmerrshme për shëndetin e mendimit të shëndoshë. Kjo sjellje është dëshpëruese për ata që duan ta ruajnë sovranitetin e plotë të mendimit. Kjo është e lemerishme për shpirtin e zhvillimit të një populli. Kjo është e turpshme për organizatorët e këtyre përurimeve, po ashtu edhe për autorët e librave, të cilët përmes nënçmimit të kolegëve të tyre, po e nënçmojnë rëndë vetveten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme