Pesë prova të reja për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat: PD tregon raste konkrete të shkeljes së ligjit

Përveç blerjes me 50 mijë lekë të votës, blerjes së kuponave për karta identiteti në qarkun e Beratit nga PS, Partia Demokratike paraqiti sot edhe prova të tjera të rëndësishme që mbështesin kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.

2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.

3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin

4. Presioni i nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës.

5. Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona. Diferenca e votave për mandatin e 5-te të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.
[

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme