Pesë shprehitë e njerëzve produktivë

Nuk ka rëndësi se çfarë bëni ose ku punoni – çdo njeri kërkon mënyra për t’u bërë më produktiv në punën që e ka.

Megjithatë, sasitë e tepërta të kafeinës dhe metodat tjera mund të mos jenë edhe aq efektive që t’i arrini nivelet kulminante të produktivitetit, transmeton Telegrafi.

Prandaj, më poshtë ju sjellim pesë shprehi të cilat, nëse i përvetësoni, ju ndihmojnë ta rritni produktivitetin sepse janë këshilla nga disa prej njerëzve më produktivë.

Bëni më shumë pauza
Lodhja e trurit pas orëve të gjata me punë duhet të jetë shenjë se duhet të pushoni pak. Pasi që truri e ka shfrytëzuar glukozën e vet, jepni vetes një moment për t’u rifreskuar duke ecur, duke ngrënë drekë ose thjesht duke medituar.

Ndiqeni rregullën 80/20
Vetëm 20 për qind e asaj çfarë bëni në ditë e prodhon 80 për qind të rezultateve. Eliminoni gjërat që nuk kanë rëndësi gjatë një dite të punës – ato kanë efekt minimal në produktivitetin e përgjithshëm.

Shfrytëzojeni mëngjesin për t’u përqendruar në vetvete
Vetëm i bëni dëm produktivitetit nëse i filloni mëngjeset duke i kontrolluar e-mailat apo duke e shikuar kalendarin. Fillojeni ditën duke e ngrënë një shujtë të mirë, duke i lexuar lajmet, duke medituar ose duke u stërvitur.

Krijojeni një sistem
Me siguri se keni zhvilluar disa shprehi të cilat jua dëmtojnë produktivitetin. Por, menaxhoni gjërat që ju shpërqendrojnë duke e krijuar një sistem. P.sh. ata që i kontrollojnë e-mailat vazhdimisht, planifikojeni një kohë në mëngjes, në pasdite dhe në mbrëmje për t’i menaxhuar ato.

Mos e ngatërroni produktivitetin me dembeli
Dembelia është shkaktari numër një i humbjes së produktivitetit. Shumica e metodave të ashtuquajtura “për kursim të kohës” – siç janë e-mailat apo takimet – shpeshherë janë vetëm mënyra për t’u larguar nga puna e vërtetë. Përqendrohuni të bëni gjëra që kanë më shumë rëndësi. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme