Pesë shqiptare të martuara me para nga serbët në Skenderaj, nuk pranojnë të flasin shqip

Në mediat serbe ditë më parë qarkulloi lajmi se shumë të rinj, gjithmonë e më shumë po kërkojnë të martohen me femra shqiptare, madje ata janë të gatshëm të paguajnë edhe shuma të caktuara parash, ku siç thuhet 900 nga ta kanë shprehur tashmë dëshirë.

Janë veçmas vajzat nga veriu i Shqipërisë të cilat po lidhin kurorë me serbët, e një nuse paguhet deri në 4 mijë euro për martesë.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë.

Ndërsa, martesa të tilla janë bërë edhe në Kosovë. Një punonjës i shërbimeve sociale në Skenderaj, ka treguar për Indeksonline se në dy fshtara të kësaj komune janë pesë raste të tilla. Madje sipas këtij burimi këto shqiptare nuk pranojnë të flasin shqip.

 “Unë jam punëtor social dhe në bazë të detyrës zyrtare jam marrë me to. Është e kot, ato nuk pranojnë të flasin shqip. I kemi dy fshatra serbe dhe gati për ditë kam punë me ta. Për katër raste e di, por kam dëgju që është edhe një, të gjitha janë kushërira të shkrimtarit Migjeni që kanë prejardhje nga Vraka”, ka thënë burimi.

Tutje zyrtari për punë sociale për mediumin ka treguar se ato i takojnë besimit ortodoks.

“Unë merrem me probleme familjare. Ato janë martu me raste sociale, por i kanë ble si kafshët, me ndërmjetësues ose trafikant. Por rol të madh luan kisha ortodokse në Vrakë të Shkodrës, por më e rënda është se shqiptare të besimit islam ka të martuara për serbë në Komunat e Veriut. Burrat e tyre janë të kënaqur shumë me to se ato janë shumë punëtore”.

Ndryshe sipas mediave shqiptare ekziston organizata që ndërmjetëson falas martesat dhe udhëtimet e serbëve në Shqipëri. Madje në Shkodër, është edhe një agjenci ku serbët paguajnë mbi 3 – 4 mijë euro për një nuse shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme