Pesë të arrestuar lidhur me sulmin në New York

Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 09:19

Pesë persona janë arrestuar të dielën mbrëma për t`u marrë në pyetje lidhur me shpërthimin që ndodhi një ditë më parë  në New York ku mbetën të plagosur 29 persona.

Ata janë kapur së bashku në një veturë, që ishte ndalur në një autostradë në Brooklin të Nju Jorkut dhe janë marrë në pyetje nga FBI-ja.

Kjo e fundit në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se “askush nuk është akuzuar deri më tani në lidhje me shpërthimin në afërsi të Chelsea-t”, raportojnë mediat amerikane, transmeton Klan Kosova.

“Ne e kemi ndal trafikun për nevojat e hetimit, por askush nuk është akuzuar për ndonjë krim. Hetimi është duke vazhduar”, thuhet në postimin në Twitter të degës së FBI-së në New York.

Sulmi me bombë në New York ishte akt terrorist, thanë zyrtarët, mirëpo motivi ende mbetet i paqartë, transmeton Klan Kosova