Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Policia njofton se në orën 17:30 në fshatin Vranidoll janë aksidentuar dy vetura. Nga ky aksident kanë mbetur pesë persona të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Këtë aksident është duke e hetuar njësiti i trafikut rrugor.