Policët e Australisë jugore po kryenin një kontroll rutinë me barkë, por ata hasën në një peshkaqen të bardhë gjigand.
Dy hetuesit policorë u takuan me një peshkaqen të bardhë, rreth nëntë milje në lindje të Edithburgut.
Peshkaqeni i bardhë, i quajtur Noah, duket se dëshironte t’i shoqëronte policët, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pamjet e kapura shfaqin anijen e policëve të ndjekur nga peshkaqeni Noah.
Të dy oficerët vazhdonin të përcillnin Noahn, mos shfaqte sjellje agresive, por ata filluan të marrin frymë lirshëm pasi ai nuk pati një përpjekje për t’u ndeshur me policët./Periskopi/