Pëson atak kardiak pasi u fut në liqenin e Komanit, ndërron jetë 39-vjeçarja

Një shtetase franceze, 39 vjeçe, ka ndërruar jetë ditën e sotme në liqenin e Komanit, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.


Sipas policisë, 39-vjeçarja në momentin që ka rënë në kontakt me ujin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe mësohet se po dergohet në morgun e spitalit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Në përditësim…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme