OVL/UÇK përmes një peticionin mblodhi mbi 10 mijë nënshkrime që i më pas i dërguan në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net. Mirëpo, më pas ky peticion u lë anash pasi krerët e shtetit, përfshirë Hashim Thaçin, i cili u tha se ishte iniciator, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj e kryeparalamentarin Kadri Veseli, nisen ‘krye në veti’ shfuqizimin e Gjykatës Speciale, mirëpo nuk u doli siç kishin pritur.
Tani, Lajmi.net merr vesh se Kryesia e Kuvendit e ka procedu për trajtim peticionin e OVL/UÇK-së, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Anëtarja e komisionit nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka konfirmuar një gjë të tillë për lajmi.net. Ajo ka thënë se grupi punues po merret me peticionin e OVL/UÇK-së e më pas do ta përcjellin në Komision.
“Po ka ardhur në Komision. E kemi në grup punues që është ngrit për tu marr me peticionin. Jemi në grup punues disa anëtarë, dhe tani ne e përcjellim në komision, të gjitha peticionet që vijnë i shqyrtojmë. Javën tjetër e përcjellim në Komision dhe e procedojmë më tutje”, ka thënë ajo.
Haxhiu thotë se pas të shqyrtohet nga komisioni, procedohet përsëri të Kryesia e Kuvendit e më pas sipas kushtetutës ata e drejtojnë në Kuvend.
“Grupi punues që në kuadër të komisionit i shqyrton peticionet tani ia përcjellim komisionit, përfundimin e grupit punues e pastaj procedohet te kryesia. Është vetëm procedurë pasi në bazë të Kushtetutës ata i drejtohen Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizu ligjin për Specialen”, ka thënë mes tjera ajo.