Petkoviç kthehet prapa, nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Prishtina përsëri ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Petar Petkoviç, drejtor i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, ndërsa lidhur me këtë kjo zyrë ka theksuar se “është e qartë se bëhet fjalë për shkelje flagrante të lirisë së lëvizjes rreth vizitave të zyrtarëve”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e lëshuar nga kjo zyrë thuhet se kjo ndalesë është sjellja jo e drejtë e Prishtinës, do të jenë gjithsesi temë bisede në Bruksel, aq më parë kur vizita ishte e paralajmëruar në bazë të marrëveshjes.

Petkoviç kishte plan që sot edhe nesër të qëndrojë në Kosovë dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune dhe vizitë rasteve sociale, por kjo iu pamundësua nga Prishtina.

“Është e qartë se para terminit të rregullt të fushatës parazgjedhore që zakonisht zhvillohet në shpinë të popullit serb ka nis veprimet, kjo është hera e tretë që i ndalohet hyrja drejtorit të zyrës në prag të bisedimeve të reja që mbahen javën që vjen në Bruksel, gjë që dëshmon mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimin e raporteve me Beogradin” thuhet në kumtesë.

Më herët Petkoviçit i ishte pamundësuar të dorëzojë ndihma për shtëpitë e meremetuara dhe vizitën të riut Luka Dimitrijeviç nga Graçanica.

“Është i pabazuar arsyetimi i Prishtinës se kjo ndodhi si shkak i vendosjes se themelit të Universitetit në Mitrovicë në vizitën e fundit, sepse nuk ka mënyrë që ndalon Beogradin zyrtar të ndihmojë popullin e vetë” thuhet në kumtesën e kësaj zyre.

“Këtë të drejtë nuk mundet askush të na e marr” thuhet në fund të kumtesës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme