Petrit Ndoci nuk rikthehet në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes, shpallet në kërkim nga autoritetet

Petrit Ndoci, i dënuar për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes së dhënë.

Ndoci duhej të paraqitej në institucionin e vuajtjes së dënimit sot, në orën 12:30, por nuk është rikthyer.

Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, në të cilën shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.”

Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.

The post Petrit Ndoci nuk rikthehet në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes, shpallet në kërkim nga autoritetet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme