Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende fqinje dhe mike, ndërsa bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë e reflekton pikërisht këtë, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në takimin e sotëm me ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka.
– Advertisements –
Sipas Ministris së Mbrojtjes, ajo theksoi se aktivitetet e përbashkëta stërvitore kontribuojnë në forcimin e ndërveprimit dhe ngritjen e nivelit të trajnimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të të dyja ushtrive.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të ushtrisë shqiptare në stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22”, tha ministrja Petrovska, është një tjetër konfirmim i aleancës mes dy vendeve dhe dy ushtrive.
Ambasadori Reka theksoi se Shqipëria ishte një mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe se vendi mbetet i përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje me Maqedoninë e Veriut, tashmë si aleate në Aleancë.
Petrovska dhe Reka ranë dakord se siguria rajonale është një përparësi për të dy vendet dhe se bashkëpunimi dhe kontributi i përbashkët në nismat rajonale të sigurisë do të vazhdojë.