“Pezullim urgjent i veprimtarisë” , kryeministri Rama ultimatum AKU-së: Më shumë se sa bën mirë, bën dëm! Shqetësimi më i madh për sipërmarrësit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar pezullimin urgjent të veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke theksuar se ky institucion po shkakton më shumë dëme sesa dobi për sektorin e bujqësisë dhe tregtinë ushqimore në vend.


Gjatë fjalës përmbyllëse në Ditën e Parë të dialogut mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi, Rama u shpreh se AKU-ja “duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë sepse më shumë se sa bën mirë, bën dëm”.

Kryeministri nënvizoi nevojën për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të analizojë burimet njerëzore të AKU-së, si dhe procesin e seleksionimit të inspektorëve që do të angazhohen në fushën e inspektimit, në kuadër të bashkimit të inspektorateve të ndryshme sipas ligjit.

Në këtë komision do të përfshihet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, për të bërë një vlerësim të detajuar dhe serioz të stafit të AKU-së.

“AKU-ja është shqetësimi më i madh për sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë, por edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë, bën dëm,” tha Rama.

Rama: Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.

Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm. Ministër, duhet nxjerr urdhër i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së totalisht, nuk duhet të dalin dhe të shkojnë asgjëkund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme