Philip Kosnett u bën thirrje deputetëve t’i votojnë propozimet e Thaçit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovë që të votojnë në favor të amendamenteve të propozuara nga presidenti Hashim Thaçi për Ligjin e OJQ’ve.


Ai në një postim në Twitter ka shkruar se një gjë e tillë nuk ka të bëjë me politikën, por me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve.

“I bëj thirrje Kuvendi të Kosovës që të votojnë në favor të propozimeve të propozuara nga Presidenti Thaçi për Ligjin e OJQ-ve. Kjo nuk ka të bëjë me politikën – ka të bëjë me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

I urge the #Kosovo Assembly to vote in favor of President Thaci’s proposed amendments to the NGO Law. This is not about politics—it’s about ensuring transparency & preventing misuse of donor funds. Check out USAID Mission Director Magno’s remarks here: http://ow.ly/n10W50p5ctv 77:57 AM – Apr 4, 2019Twitter Ads info and privacyRemarks by USAID Mission Director Lisa Magno | Speech | Kosovo | U.S.  Thank you, Kushtrim, and thanks to everyone for joining us today to address how we can work together to help all of Kosovo’s citizens access equal rights and protections under the law. So much ofusaid.govSee Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets

Ndryshe, presidenti Thaçi e ka kthyer në rishqyrtim ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 nëntor të vitit të kaluar.

Kthimin në rishqyrtim të Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, presidenti Thaçi e ka bërë për shkak se disa nene të Ligjit për Lirinë e Asociimit në OJQ nuk janë në pajtim me Nenin 44 (1) të Kushtetutës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare për lirinë e asociimit.

Bazuar në këtë ligj të ri për organizatat joqeveritare, akti i themelimit të tyre duhet të vërtetohet edhe te noteri dhe për personat juridikë nuk është paraparë që akti themelues të nënshkruhet edhe nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik. Sipas Zyrës së Presidentit, praktikat e mira të regjistrimit të OJQ-së promovojnë procedura të thjeshta, të shpejta dhe pa pagesë, jo procedura të vështira.

Po ashtu, në nenin 16 (2) të Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, parashihet që shoqata duhet të themelohet nga të paktën shtatë persona, duke kufizuar kështu edhe lirinë e asociimit dhe duke rënë në kundërshtim edhe me vlerat dhe frymën e Kushtetutës, sepse shoqatat nënkuptojnë një grup vullnetar të personave me interesa, qëllime ose aktivitete të përbashkëta.

Praktikat e mira kërkojnë që për themelimin e shoqatës duhet të jenë të paktën 2 themelues, kurse deri më tash ato janë themeluar nga tre e më shumë persona dhe në vend që të avancohet kjo praktikë e mirë, me këtë nen krijohen vështirësi edhe për themelimin e shoqatave, për shkak të rritjes së numrit minimal të themeluesve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme