Piu helm jashtë dyerve të SPAK-ut, transferohet në gjendje kritike drejt spitalit, detajet e para mbi ngjarjen e rëndë

Një qytetar ka konsumuar mesditën e sotme( 2 korrik) helm përpara dyerve të SPAK. Detaje të reja janë zbuluar nga ky tentim vetëvrasës, teksa mësohet se personi kërkonte takim me të autorizuarit e Prokurorisë së Posaçme.


Personi i identifikuar me inicialet P.T., nga Lezha është transferuar menjëherë në ambientet e spitalit për të marrë kujdesin shëndetësor të nevojshëm.

Gazetarja për BalkanWeb, Klodiana Lala, raporton se viktima ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu po hetohet nëse ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Priten njoftime zyrtare nga autoritetet përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme