Pjesë e grupit kriminal për skandalet e AKSHI-t, zv.drejtori i Policisë Tiranë, Erion Ismaili paraqitet në GJKKO

Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili është i pezulluar pasi SPAK e akuzon si pjesë e grupit kriminal në AKSHI është paraqitur në GJKKO për masën e rivlerësimit.


Ndaj zyrtarit te policisë, gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Gjykata e Posaçme caktoi pak dite me pare masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin te akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme