Plagoset 18 vjeçari, për lojën me letra

Një sherr i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Elbasan, dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin, për motive banale. Sipas policisë dy 18 vjeçarët, po luanin me letra, fillimisht sherri ka nisur me grushte dhe ka përfunduar me plagosjen e Shaban Xhafës nga Olti Yzeiri.

Njoftimi i policisë

Elbasan Konflikt për motive banale mes dy 18 vjeçarëve, konflikt që përfundoi me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Policia e Elbasanit brenda 20 minutave kap dhe arreston autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në fshatin Hajdaran. Më datë 03.09.2017, rreth orës 15.00 është marrë informacion nga salla operative se në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran I plagosur me thikë. Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake konstatuan se; një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra. Më pas gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta . Në konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin SH.XH. Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë arrestimi i të dyshuarit të kësaj ngjarje 18 vjeçarit O.Y. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal./jd/dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme