Një 15 vjeçar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë se me datë 29.07.2016 rreth orës 23;00 nga njësite patrulluese është raportuar se ne Sheshin ,,Zahir Pajaziti’’ ka pasur te shtëna me armë. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja. Lidhur me ketë rast kemi marr një informate qe një person i mitur rreth 15 vjeç është i plagosur ne këmben e majte dhe i njëjti është dërguar ne QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia është ne vendin e ngjarjes dhe për momentin situata është nën kontroll.