Plagoset një 15 vjeçar në Prishtinë, identifikohet dorasi

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se 15 vjeçari është plagosur rreth orës 13:30, ndërsa është identifikuar personi i cili dyshohet të ketë shtënë në të.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se 15 vjeçari është plagosur rreth orës 13:30, ndërsa është identifikuar personi i cili dyshohet të ketë shtënë në të.

“Rreth orës 13:30 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë është plagosur me armë një person mashkull 15 vjeç. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes aktualisht është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërkohë që është identifikuar personi që dyshohet se ka shtënë në drejtim të viktimës. Viktima është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se arsyet do të bëhen të ditura në momentin kur të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëdhënësen e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila tregoi se viktima ka pasur plagosje në gju por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ndërsa është duke e vazhduar tretmanin në repartin e emergjencës.

“Personi është pranuar në emergjence, ai ka qenë i plagosur në gju, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, është duke u trajtuar në klinikën emergjente janë duke u bërë të gjitha analizat laboratorike dhe të rëntgenit, kështu që është në trajtim të mëtutjeshëm”, tha Qyqalla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme