Plagoset një 17-vjeçar në Korçë, e goditën me thikë! Detajet e para nga ngjarja

Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë, si pasojë e të cilës ka mbetur i lënduar një adoleshent.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në qytetin juglindor, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, zbulon policia.

Njoftimi:

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme