Plagosi 45 vjeçarin tek ‘Komuna e Parisit’, ende në kërkim efektivi Erjon Goxhara! Ja ku janë shtrirë kërkimet e forcave policore! Ditën e ngjarjes ka marrë djalin…

Policia vijon kërkimet për arrestimin e efektivit Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri në kryeqytet 45-vjeçarin Lorenc Kosta.


Policia pas kërkimeve në zonën e Dajtit, i ka shtrirë kërkimet edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit.

Po ashtu kërkimet janë shtrirë edhe jashtë Tirane, apo edhe në Memaliaj nga ku kishte dhe origjjnën.

Ndërkohë policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet.

Ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rrethrrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut.

Kur Goxhara ka parë policinë, ka zbritur dhe është larguar me vrap në këmbë i vetëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme