Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 83 vjeçarin Agim Shkullaku, i cili plagosi djalin e tij 3 ditë më parë, me çifte.
Seanca gjyqësore u mbajt rreth orës 09:30 të ditës së sotme, ku u mor dhe vendimi për të lënë në burg të moshuarin.
Kujtojmë se tre ditë më parë Shkullaku plagosi djalin e tij duke i gjuajtur me çifte, pas një konflikti me motive të dobëta që atë e bir kishin së bashku.
Përpara grupit hetimor, 83 vjeçari u shpreh se plagosja e djalit ndodhi për shkak të gjendjes së renduar të tij psikologjike, teksa u shpreh se i biri i ka ushtruar dhunë fizike.