Plagosi me armë zjarri 11-vjeçarin në Pukë, identifikohet adoleshenti! Policia nis punën për ta kapur

Policia ka publikuar të enjten informacion në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 11-vjeçarit në Pukëm në fshatin “Dom Gjegjan” rreth orës 16:20.

Me anë të një njoftimi, policia bëri me dije se 17- vjeçari me iniciale R.C. ka qëlluar me armë zjarri drejt 11-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale, ndërsa mituri është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sakaq, Policia po punon për kapjen e autorit 17-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar  të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme