Plagosi me thikë 22-vjeçarin, policia arreston disa orë më vonë autorin në Shkodër

Policia e Shkodrës ka kapur dhe arrestuar shtetasin A.GJ, 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili qëlloi me thikë një 22 vjeçar.


I riu i cili u qëlloi me thikë ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, e për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Policia e Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit,shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grude e Re.

Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme