Plagosje për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 50 vjeçari

Një 50 vjeçar ka plagosur një 40 vjeçar, ditën e sotme në terminalin e autobuzëve të Fierit, për motive të dobëta.
Bëhet fjalë për Altin Lamçe, 50 vjeç, të ketë qëlluar me mjet prerës, thikë, 40 vjeçarin Klavio Lika, rreth orës 11:30 të paraditës.
Lika është jashtë rrezikut për jetën e po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Fierit.
Ndërkohë Lammce ndodhet në ambjentet e komisariatit, për të vijuar hetimet ndaj sqarimit të plotë të këtij rasti.


Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.
Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme