Plani i Vucicit për Kosovën nuk ka kaluar te Putini

“Putini nuk ka dashur që decidivisht të deklarohet për planin e përkufizimit të Beogradit e Prishtinës. Rusët i frikëson fakti se pas kësaj Serbia e kosova do të nisen drejt anëtarësimit në NATO”, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” përfaqësues të qarqeve diplomatike

Kryetarët e Serbisë e Rusisë Aleksandar Vucic e Vladimir Putin pardje kanë biseduar në “një grup shumë të ngushtë njerëzish, praktikisht sy më sy”, ndërsa bisedimin e kanë vazhduar edhe dje, në kafjallin e punës, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” përfaqësues të qarqeve diplomatike.

Bashkëbiseduesit i kanë thënë gazetës se Vucici nga Putini ka kërkuar mbështetje për planin mbi përkufizimin me Prishtinën, “për çka kanë biseduar edhe presidenti i ShBA-ve Donald Trump dhe Putini para do kohe në Helsinki”, transmeton gazetametro.net.

“Rusët janë të interesuar për atë që BeH, Maqedonia e Serbia të mos hyjnë në NATO. Putini nuk ka dashur që decidivisht të deklarohet për planin e përkufizimit të Beogradit e Prishtinës. Rusët i frikëson fakti se pas kësaj Serbia e kosova do të nisen drejt anëtarësimit në NATO. Vucic, nga ana tjetër, ia ka përsëritur Putinit se Serbia nuk do t’i vë snaksione Rusisë dhe se nuk do të hyjë në NATO. Siç e ka thënë kryetari i Serbisë edhe publikisht, biseda të martën ka zgjatur rreth një orë kohë, prej të cilës 40 minuta i janë kushtuar Kosovës. Vucici e ka njohur në detaje Putinin me situatën në Kosovës, por është biseduar edhe për dërgesën e energjentëve rusë në Serbi dhe prodhimeve bujqësore serbe në Rusi”, shkruan “Danas”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme