Plani për vrasjen e Arben Ndokës, ja si Xhelal Rraja siguroi kushtet për eliminimin e ish-deputetit socialist! 66 vjeçari pjesë e grupit kriminal të Durim Bamit

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, u arrestua ditën e sotme, rreth dy muaj pasi ishte i shpallur në kërkim të megaoperacionit të SPAK-ut të koduar “Revanshi”, nga ku u zbuluar 7 grupe kriminale.


Pjesë e këtyre grupeve ishte dhe Xhelal Rraja, i cili sipas SPAK-ut ishte në anën e Durim Bamit dhe Endrit Dokles, që tentuan të ‘hiqnin qafe’ ish-deputetin socialist Arben Ndoka.

Prokuroria e Posaçme deklaroi se Durim Bami e Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Arben Ndokën, por nuk arritën asnjëherë ta vinin në zbatim.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, Ndoka do të ekzekutohej në janar të vitit 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte ndërruar jetë një gjyqtar nga Lezha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme