Plas sherri në Aleancë, dega e Butelit ofendon e fyen Arben Taravarin

Sa po afrohet kongresi i parë i partisë së Selës, ashtu po shtohet numri i individëve dhe degëve të dorëhequra dhe të revoltuara, shkruan Fakte. Së fundmi dega e Butelit ka goditur keq Sekretarin e partisë, Arben Taravarin duke e akuzuar se po fut përçarje mes tyre. Ata pyesin Taravarin nëse i ka mbetur një pikë gjak shqiptari? Ja çka shkruan në profilin e tij Erkan Shabani, anëtar i kryesisë së partisë dhe një ndër figurat kyçe të ASH-së në Shkup:

Nuk e shet shkupjani shkupjanin!!!��Krenarine time që jam Shqiptar dhe Shkupjan nuk mund ta lekund askush e aq me pak nje ardhacak i pavler i ardhur nga Gostivari ne Shkup. Nuk do te toleroj nje lavire ( ish minister ) qe cdo dit fyen SHKUPJANET ne menyra te ndryshme, te vije ketu ne konak timin, e te mundohet te fuse bela ne mes bashkeqytetareve. A te ka mbet pak gjak shqiptari o Arben Taravari. Po te jesh burre, sille nji si ti prej Gostivari edhe beje Kryetar Dege ne Butel. Po ta bej me dije, sa te jene gjalle dhe sa tju rrjedh neper damar gjaku i nxehte shqiptar 1500 luanave, sdo kete bir nene qe formon dege paralele te Aleances per Shqiptaret. �Vetëdijësohuni e behuni një herë realist, e mos gënjej të madh e të vogel. Mos na detyro të tregojmë grushtin tonë të fort që siç duket po mendon se e kemi humbur apo e kemi shitur.”- ka shkruar Shabani në profilin e tij./FAKTE.Net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme