Platforma e dialogut thotë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm (Dokument)

Draft-platforma e hartuar nga delegacioni i Kosovës i bisedimeve i jep një goditje përpjekjeve për shkëmbim të territoreve.

Telegrafi dhe RTV Dukagjini kanë siguruar një kopje të Draft platformës që i dorëzohet sot Kuvendit të Kosovës dhe për të cilën do të votojnë deputetët.

Aty mes tjerash shkruhet se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm.

Kjo Platformë përcakton parimet dhe qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut.

Përmes saj synohet arritja e konsensusit sa më të gjerë politik dhe shoqëror në procesin e dialogut me Serbinë.

Ndryshe, në këtë draft-dokument thuhet se qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme.

Më tej thuhet se Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet të jetë e qartë dhe pa dykuptimësi. “Përvoja tregon se qasja e dykuptimёsisё konstruktive ka rezultuar në zbatimin asimetrik të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, thuhet më tej.

“Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që ‘sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj’”.

Për Republikën e Kosovës marrëveshja përfundimtare, ligjërisht e obligueshme hyn në fuqi vetëm pas plotësimit të kushteve në vijim a) Serbia ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, b) referendumi për marrëveshjen është mbajtur në Kosovë, dhe c) marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendet e tё dyja shteteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme