Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të enjtë një aksion të papritur për kapjen dhe neutralizimin e personave të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit “Plumbi i Artë”.
Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se forcat speciale RENEA kanë mbërritur në Elbasan dhe Peqin për të arrestuar elementet e rrezikshëm.
Sipas të njëjtave burime, efektivët e ruajtjes së rendit po kryejnë kontrolle në banesa dhe biznese private.
Deri tani, janë shoqëruar në polici 10 persona./GSH



