Prej ditës së djeshme efektivët e zjarrfikëses janë njoftuar për një zjarr masiv në pyllin rrobulli, pishe dhe ahu, në kufi me zonën e Pogradecit – Prrenjasit dhe Gramshit, ku behet me dije se po digjen hektarë të tërë me pyje.
Ndonëse është luftuar gjatë gjithë ditës së djeshme ka qenë e pamundur të vihet nën kontroll zjarri për arsye të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor!
Për ditën e sotme janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të të bashkive Pogradec dhe Prrenjas të vijnë në ndihmë!/GSH