“Po korret ajo që është mbjellë”- Adriatik Lapaj flet për ngjarjet kriminale në vend: Shoqëria është kthyer në një vend të pasigurt, ja çfarë duhet bërë

I ftuar në një intervistë për News24, ishte Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Në intervistën e dhënë ai komentoi mbi ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke filluar nga vrasja e dyfishtë në Veliopjë, krimi në familjen amerikane dhe plagosjen e 45-vjeçarit në Tiranë nga një punonjës i policisë.


Lapaj u shpreh se shoqëria është në depresion të madh dhe gjithë këto ngjarje janë si pasojë e dobësimit të institucioneve, shkeljes së ligjit e korrupsionit.
Ai ndër tyë tjera tha se detyra e shoqërisë për të ndryshuar situatën është ‘të mbjellin një farë tjetër’.

Shoqëria jonë është në depresion të madh. Ajo që kemi mbjellë në kaq e kaq vite po korret. Shkelja e ligjit, dobësimi i institucioneve, futjes e gangsterëve në institucioneve. Janë fara që janë rritur dhe po prodhojnë masivisht produktin e tyre.

Ajo që shoqëria mund të bëjë në këtë moment, është të mbjellë fara të tjera për të marrë të tjera fruta. Kjo është një dallgë masive që do bëjë ciklin e vetë.
Shoqëria është kthyer në një vend të pasigurt. Qytetërimet e mëdha korrupsioni i madh në strukturat shtetërore i ka vrarë.
Unë nuk e kam fshehur afeksionin për uniformën e policisë, sepse shoh tim atë aty, që ka punuar me devotshmëri dhe trishtohem kur ajo uniformë ka rrëshqitur në një humnerë. Problemi është që politika, në marrëveshje me krimin, ka deleguar si drejtues policie shteti persona të krimi. Struktura e policisë së shtetit nuk ngjall besim, por dyshim dhe frikë”, tha Lapaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme