Një i mitur vetëm dy vjeç nga Afganistani është mbytur në një shatërvan në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kompleksin ku i mituri ishte akomoduar bashkë me familjen.
“Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç”, thotë policia.
Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.