“Po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj”- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri: Të mos cënohen gazetarët, ata duhet të ushtrojnë lirinë e tyre


Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar lidhur me mbylljen e TV News24 dhe bastisjen e godinave të Focus Media Group.

BE bën me dije se po ndjek nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Reagimi i plotë në Facebook

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme