Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë akuzon Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë se po punojnë në kundërshtim me ligjet e vendit, shkruan Alsat.
Kryetari i sindikatës Aleksandar Naskovski theksoi se ministria po tenton të shkri sindikatën e katërt dhe kjo po bëhet përmes vendosjes së një personi i cili ka falsifikuar vulat.
“Përkundër të gjitha apeleve se dëmtimi dhe fshirja e sindikatës po zbatohet në mënyrë sistematike dhe joligjore, asnjë institucion nuk ka reaguar deri më tani, as Ministria e Punëve të Brendshme, as Prokuroria. Nga ana e ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini është nënshkruar falsifikimi i 4-të në afat prej 3 muajsh. Ky grup kriminal ka për qëllim që ta fshijë sindikatën e katërt të Armatës nga regjistri që ta bashkon me sindikatën e tretë në Armatë”, tha Aleksandar Naskovski, Kryetar i Sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionist./ Alsat.mk