Po qarkullonte me biçkletë, automjeti përplas qytetarin në Lezhë, e transportojnë me urgjencë te “Trauma”. Në pranga shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin Lezhë-Mamurras, ku një automjet ka përplasur një qytetar, që po lëvizte me biçikletë.


Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se qytetari me iniciale D.Sh. ka marrë dëmtime të rënda dhe është nisur për në Tiranë, në spitalin e Traumës.

Sakaq, drejtuesi I mjetit është vënë në pranga dhe është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë,  për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Në rrugë Lezhë-Mamurras, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin N.Gj., ka përplasur këmbësorie shtetasin D.Sh., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme