Po rrezikonin Gjirokastrën, shuhen vatrat e zjarrit në Malin e Gjerë

Operacioni zjarrfikës, për shuarjen e zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar duke fikur plotësisht të 4 vatrat.


Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mëngjesit aktualisht janë të fikura.

Në dy prej këtyre vatrave vijojnë  të digjen ende trungje të thata, por digjen në sipërfaqe të përshkuara nga zjarri. Zjarrfikësit vazhdojnë t’i mbajnë në monitorim.

Rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e flakëve me një perimetër 12 km.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme