Edon Zhegrova po i befason të gjithë. Mesfushori ofensiv i përfaqësueses së Kosovës është një nga lojtarët më premtues të futbollit europian.
25-vjeçari po tregon se e meriton të luajë në një skuadër big, duke parë performancat e tij sidomos në Champions League, ku ka shkëlqyer.
Kontrata e tij aktuale me Lille skadon në vitin 2026. Ai pritet që të largohet në verën e vitit 2025, me një vit të mbetur në kontratë, që të mos riskohet largimi me parametra zero në 2026.
Fichajes raporton se Juventusi po mendon të freskojë skuadrën me gjak të ri dhe Zhegrova është njëri prej opsioneve që po ndiqet me vëmendje.