Pochettino ka një lutje për pronarët e Chelsea: Ata duhet ta mbështesin planin

Mauricio Pochettino ka pranuar se pronarët e Chelsea janë të zhgënjyer me fillimin jo të mirë të skuadrës në sezonin e ri, por ai i ka lutur ata që “ta mbështesin planin e tij”.

Fillimi i Pochettinos si trajner i Chelsea ka qenë shumë i dobët, derisa skuadra e tij ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë ndeshjet e para në Premier Ligë. Humbja 1-0 të dielën në shtëpi nga Aston Villa ishte e treta rresht pa fitore dhe pa gol e Chelsea, derisa raportet thonë që Pochettino është në presion tashmë.

Chelsea, të cilëte përfunduan në vendin e 12 sezonin e kaluar në Premier Ligë janë në vendin e 14 pas gjashtë ndeshjeve, me 13 pikë më pak se Manchester City. Rezultatet e tyre vinë përsëri pavarësisht shpenzimeve të mëdha që u bënë në merkaton e verës duke blerë futbollistë si; Nicolas Jackson, Moises Caicedo, Axel Disasi, Cole Palmer dhe Christopher Nkunku.

Pochettino pranon së drejtuesit e lartë të klubit mund të jenë të palumtur për atë çfarë janë duke parë në fushë, por trajneri beson që ata duhet të jenë të durueshëm.

“Natyrisht, ata janë të zhgënjyer por në të njëjtën kohë ata kanë nevojë për ta mbështetur planin”, ka thënë ai.

“Ne kemi skuadrën që kemi, ne kemi nevojë për të ndërtuar besimin dhe t’i japim asaj tërë mbështetjen që duhet për shkak se ata duhet të performojnë në fushë. Paraqitja është e mirë, jo e shkëlqyer për shkak se neve na mungojnë golat. Nesër do të filloi përsëri për ta përgatitur ndeshjen për të mërkurën dhe shpresoj që ne mund të shënojmë përsëri”, tha ai për mungesën e shënimit të golave.

Chelsea pritet të kthehet në fushë të mërkurën ku do të luajnë kundër Brighton, të cilët janë në vendin e tretë në Premier Ligë pasi që mposhtën Bournemouth me rezultat 3-1.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme