Sokol Havolli , këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa i ka kushtuar një poezi kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si vazhdim i asaj që ky që ky i fundit e kishte shkruar për trenin e Serbisë, i cili dje u nis për në Kosovë.
Havolli përmes kësaj poezi ka thumbuar Ahemtin duke thënë se ai u shqetësua që treni i Serbisë u kthye mbrapshtë, shkruan Periskopi.
Ai në kët poezi përmend ironizon me Ahmetin duke thënë “Me molotovë në dorë, thonë: E kemi ‘knaqë’ Prishtinën!”.
Poezia e Havollit:
Vjersha e Shpendit (vazhdim…) …
E kur treni vonohet,
Shpendi shqetësohet,
Çka ka ky tren?
Pse nuk po vjen?
Me marrë unë naj poen!
Mbledhen në parti,
Bëjnë plane për statusa,
A mbahet 4 vjet,
Me fejsbuk e autobusa?!
Prej sabahit n’aksham,
Ja rrehin shoqishoqit shpinën,
Me molotovë në dorë, thonë: E kemi “knaqë” Prishtinën!