Policia sekuestroi 28 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bazë të një informacioni, kanë ushtruar kontroll në një banesë të pabanueshme ku kanë gjetur e sekuestruar sasinë e drogës.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.