Polemika për librin e Bolton

Ish-këshilltari i Trump tregon çcfarë ndodhi në samitin e NATO-s

Vijon të shkaktojë polemika të mëdha libri “Dhoma ku ndodhi” i ish-këshilltarit të presidentit Trump për sigurinë kombëtare John Bolton që rrëfen prapaskenat e administratës aktuale të Uashingtonit.

Siç kanë zbuluar mediat amerikane, Bolton rrëfen në libër edhe për samitet e NATO-s ku Trump ka marrë pjesë pas zgjedhjes president. Ndër momentet më interesante veçohet vlerësimi që shefi i Shtëpisë së Bardhë ka për homologun francez Emmanuel Macron, të cilin e konsideron si burimin e rrjedhjes së bisedave konfidenciale, si një njeri që s’mban asgjë. Ndërsa ish-presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e quante “njeri vicioz”.

Në samitin 2017 ku mori pjesë për herë të parë si president, Trump citohet të jetë shprehur se në vend të selisë së re të organizatës, vendet anëtare duhej të kishin menduar të ndërtonin një bunker të sofistikuar prej 500 milionë dollarësh. Këtë plan, ai e kishte renditur mes objektivave që duhej të kishte NATO.

Ndërsa për arritjen e objektivit që vendet anëtare të shpenzojnë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Bolton shprehet se Trump nuk kishte asnjë strategji për nxitjen e vendeve anëtare, veç krijimit të panikut me masa të ashpra. Sipas Boltonit, vetëm Shqipëria e kishte shtruar këtë çështje, në darkën përpara samitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme