Policët rikthehen në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani/ Prokuroria kërkoi riekspertim të ngjarjes

Policia e Elbasanit rrethoi sërish vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Prokuroria ka kërkuar riekspertim të vendit të ngjarjes, duke vënë në dyshim materialet me të cilat prokurori i çështjes çoi në gjykatë dosjen hetimore për të cilën akuzohet Arbër Paplekaj.

Pjerin Xhuvani u vra në datën 21 Prill të vitit të kaluar, pasi Partia Demokratike angazhoi disa mbështetës të saj të armatosur për të ndalur shitblerjen e votës. Në lagjen 5 Maji u kap një Mehmet Greca me lista dhe para, ndërsa ai u ndalua nga mbështetës të Partisë Demokratike të cilët thirrën policinë.

Në momentin kur në vendngjarje ndodheshin një grup policësh aty mbërriti Pjerin Xhuvani dhe Kelmend Xhaferaj, të cilët u përplasën me militantët e PD-së. Nga konflikti u vra Pjerin Xhuvani, ndërsa është në burg Arbër Paplekaj./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme