Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në rajonin e Prizrenit, transmeton Gazeta Metro.
Ata janë arrestuar për raste të vjedhjeve. Kjo pasi Policia ka pranuar një informatë për një vjedhje të rëndë në rajonin e Prizrenit në ditën e djeshme.
Policia ka thënë se pas një punë hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personat E.K dhe F.Th.
“Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të këtyre veprave penale vjedhje dhe vjedhje të rënda, ku njësitë e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, Policia ka thënë se dy të miturit janë të njohur për organet e rendit për kryerjen e veprave të tilla. Ndërsa, me urdhër të prokurorit ata janë dërguar 24 orë në mbajtje. /gazetametro.net



