Policia arreston me urdhër të SPAK “Reqin e Korçës”, Elton Goskova akuzohet se tentoi të korruptonte të penduarin Luftar Reçi

Policia e Shtetit ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Elton Goskovën, i njohur ndryshe edhe si “Reqi i Korçës”.


Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar ditën e premte, por ngjarja është mbajtur e fshehtë për arsye se operacioni është në vijim për kapjen edhe të personave të tjerë. Elton Goskova dyshohet se ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, si autorë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit, ngjarje këto të ndodhura në muajin shkurt 2005.

Goskova është një person i proceduar disa herë nga Prokuroria e Korçës për vepra të ndryshme penale. Në ditët në vijim ai pritet të dali para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme