Policia arreston një 29 vjeçar në Istog, dyshohet se rrahu një vajzë të mitur të komunitetit ashkali

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka bërë me dije se sot në mëngjes është informuar në lidhje me një video-incizim i cili u është prezantuar nga një qytetar.

Në këtë video-incizim, sipas Policisë, vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit ashkali-kosovar.

“Policia e Kosovës, pas shikimit të video-incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog. Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin L.D lindur me 1990 m/k/sh”, ka bërë të ditur Policia, raporton Koha.net.

Pas intervistimit nga ana e hetueseve policorë, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore.

“Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile. Zyrtaret policorë janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për t’i përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë”, ka theksuar Policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme