Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.
Nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.
Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi.
Jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.